Adoleshenti shqiptar godet me thikë dy persona në Belgjikë

Një plagosje e dyfishtë me thikë ka ndodhur në fundjavë në Belgjikë dhe autori është një 16-vjeçar shqiptar, raportojnë mediat lokale. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Bruksel dhe autori i krimit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është vënë në pranga. Viktimat, teka ecnin të dy në rrugë në “Brusselstraat”, janë sulmuar rreth orës 4:30 të mëngjesit. Një prej tyre ka marrë një goditje me thikë në parakrah, ndërsa tjetri në të pasme. Të dy janë dërguar në spital dhe pas mjekimit, në shtëpi. Siç raportojnë sot mediat lokale, vëllai i 16-vjeçarit (foto) ka postuar të hënën një video në Facebook, ku me një gjermanishte që mezi kuptohet kërcënon personat që mbetën të plagosur. Ai shfaqet i dehur, me një armë, dhe kërcënon se herës tjetër, duhet të jenë të kujdesshëm, pasi nuk mund të vdesin, dhe vdekja nuk do t’u vijë nga një goditje me thikë.

Artikulli paraprakQEVERIA 141 MILIONË LEKË PËR MBROJTJEN NGA PËRMBYTJET
Artikulli tjetërPUBLIKOHEN 12 NJERËZIT MË TË KËRKUAR TË TIRANËS