Adoleshentja shqiptare rrëmbehet në Itali, përdhunohet dhe lihet pa ngrënë për 4 ditë

Një adoleshente shqiptare, e zhdukur që prej ditësh në Itali, është gjetur nga policia. Siç raportojnë sot mediat lokale, zhdukja e saj është denoncuar vigjiljen e Krishtlindjeve. Ndërsa vajza, e cila kishte shkuar për vizitë te disa të afërm në Villaricca të Napolit, kishte dalë nga banesa tre ditë më parë për një shëtitje, por nuk ishte kthyer më. Vajza është gjetur në një shtëpi në zonën rurale të Castel Volturno. Ajo mbahej aty prej katër ditësh, pa ngrënë dhe ishte dhunuar. Raportohet se adoleshentja u rrëmbye me anë të mashtrimit dhe qëllimi ishte që ajo të shfrytëzohej për prostitucion. Nën hetim është vënë një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar për rrëmbim personi, dhunë seksuale dhe tentativë për të prostituuar të mitur.

Artikulli paraprakOPERACION ANTITERROR, KAPET NË MORINË LUFTËTARI I ISIS
Artikulli tjetërGJENDET NJË TRUP I PAJETË NË RRUGË, VDIQ NGA SHKAQE NATYRALE