Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Lushnje.
Një 17 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 31 vjeçare.
Ngjarja është regjistruar në Lushnje dhe mësohet se e reja ka dëmtime në fytyrë.
Në njftimin e policisë thuhet se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.