I është dhënë lamtumira e fundit në moshën 60-vjeçare ish-volejbollistit dhe ish-trajnerit të Vllaznisë, Adrian Mikopli. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mundur, nuk ia ka dalë, duke i dhënë në këtë mënyrë lamtumirën e parakohshme familjes së tij, miqve dhe kolegëve. Pikërisht, këta të fundit e kujtojnë me shumë rrespekt dhe si një shembull pozitiv Mikoplin.

Për ta përcjellë për në banesën e fundit Mikoplin, ishin edhe ish-mundësi Tonin Dema dhe tifozi i lojërave me dorë, Pjerin Ndoja, të cilët e kujtojnë ish-volejbollistin e Vllaznisë si një ndër lojtarët më të spikatur të periudhës së tij.

Adrian Mikopli u largua nga kjo botë shumë para kohe, si pasojë e sëmundjes së rëndë. TV Star Plus i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe njëkohësisht edhe komunitetit të volejbollit për ndarjen nga jeta të një pjesëtari dinjitoz të tij.

Artikulli paraprakTAKSISTËT PROTESTË PËR INFORMALITETIN
Artikulli tjetërBERISHA: TË NGRIHEMI PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË