Komisioni i Posaçëm i Apelimit shpalli në mesditë vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik LLalla.

KPA vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do ti nënshtrohet vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi vendimin e KPK-së, për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.

Por i vetmi ndryshimi që iu bë vendimit të mëparshëm ishte edhe shtesa që ish- Kryeprokurori përjashtohet për 15 vjet nga e drejta për të qenë pjese e sistemit të drejtësisë.

Vendimi u shpall në mesditë nga një trup gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, ndërsa ankimimi ndaj ketij vendimi bëhet vetëm në Gjykaten Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, deklaroi: Trupa gjykuese vendosi me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi ndryshimin e vendimit numër 2 datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë: 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

2- Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh.

Ndaj këtij vendimi subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë amkim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Brenda 30 ditëve do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar dhe mendimi i pakicës.

Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa përfaqësohej nga avokati mbrojtës Sokol Hazizaj, i cili nje seancë me parë dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish-Kryeprokurori në një zyrë noteriale në Turqi. Hazizaj e cilësoi vendimin si suksesin e parë të reformës në drejtësi.

Sokol Hazizaj: Duke vlerësuar tek KPA, opse jo dhe tek vendimi i KPK, gjithë veprimtaria e tyre ka qenë terësisht ligjore madje në plotësim të detyrimeve të veta KPA shtoi atë që parashikon Kushtetuta.

Që do të thotë ndalimin për të hyrjen në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë që e kishte nënkuptuar dhe KPK. Mendoj se ligji fitoi, e drejta po ashtu. Sot reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë.

I pyetur në lidhje me hetimin e nisur për ish-kryeprokurorin, avokati tha se nuk e ka nje informacion të tillë.

Hazizaj: Nuk kam informacion ligjor ndonëse i jam drejtuar organit procedurial të hetimit, nuk ma kanë konfirmuar këtë që thoni ju.Nuk kam arsye të dyshoj në veprimtarinë ligjore.

Vendimi i KPK-së për Llallën ishte ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se ish-kryeprokurori nuk ka zbatuar procedurat për dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë statusin e magjistratit.

Vendimi i KPA do të shërbeje si precedent edhe për raste te tjera të ngjashme.

Hazizaj: Karakteri universal ose i përgjithshëm i vendimit të KPA mendoj se edhe për shkak të natyrës që ka KPA pranë Gjykatës Kushtetuese do të jetë si udhërrëfyes, detyrim i të gjitha vendimeve të tjera që janë në të njëjtin standart fakti dhe prove.

Nuk lë asnjë dyshim vendimi i KPK, pse jo edhe detyrues për vendimet e tjera.

Artikulli paraprakSHFAQET DOKUMENTARI PËR “BAJRAKTARËT E LURËS”
Artikulli tjetërVRASËSI I GJYQTARES HAFIZI DO GJYKOHET TEK KRIMET E RËNDA