Në vitin 2005 liqeni i Shkodrës bashkë me Lumin Buna u shpallën zona të mbrojtura e ndërsa me me ndarjen e re administrativo – territoriale, bashkive të vendit iu ngarkua përgjegjësia e menaxhimit të mbetjeve. Në fakt ajo që bi në sy është sesi liqeni dhe lumenjtë kanë rënë pre e ndotjes ambjentale.
Një pikë e cila po ndotet nga mbetjet është edhe zona e Vrakës ku pirgje mbeturinash depozitohen vazhdimisht në breg të Liqenit. Një nga burimet e së keqes vjen nga zona e quajtur Vija e Vrakës. Është një përrua që ndan kufirin midis Bashkisë së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.Për këtë arsye gjendja mbetet e pandryshuar, teksa asnjë prej titullarëve të 2 bashkive, ndër vite nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e bregut të liqenit në zonën e Vrakës.
Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura Agim Dardha shpreh kritika ndaj bashkive respective, duke thënë se e kryejnë pastrimin vetëm në zonat e banuara e duke lënë jashtë vëmendjes zonat e tjera të mbrojtura.
Pavarësisht apeleve të vazhdueshme bashkitë e qarkut Shkodër duket se nuk kanë një plan veprimi apo strategji për zhvillimin e turizmi në zonat e mbrojtura sepse më shumë se kushdo tjetër janë pamjet ato që flasin vetë.