Me nismen e Administrates se Zonave te Mbrojtura, nxënësit e shkollës pyjore në Shkodër dhe ata të shkollës 9-vjeçare në Velipojë pastruan një pjesë të peizazhit të mbrojtur te lumit Buna në pikën turistike të Velipojës.
Sensibilizimi vjen vetëm nji ditë para 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Për mësuesit e shkollës pyjore “Kolë Margjini”, pastrimi I zonave të mbrojtura jo vetëm që njeh nxënësit më afër me pyjet, por nga ana tjetër shërben si sensibilizim për mbajtjen pastër të tyre. Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.
Çdo vit shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore. Diten e nesërme, shumë institucione kanë ndërmarrë nisma sensibilizuese për pastrimin e territorit.