Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder kerkon qe projekti i rikonstruksionit te rruges se Thethit te mos ndalet vetem ne berjen e ketij segmenti te aksesueshem. Drejtori i ADZM Agim Dardha thote qe prioritare eshte qe rruga te mos qendroje e bllokuar gjate sezonit dimeror , por duhet te jete dhe ne funksion te turizimit , me ballkone panoramike dhe rruge per turistet qe preferojne udhetimin me biçikleta.
Draft projekti i rruges se thethit u prezantua nje jave me pare ne bashkine Shkoder , ku te pranishem ishin pervec institucioneve dhe organizatave mjedisore dhe turistike, edhe banore te zones si dhe grupet e interesit. Ne kete takim konsultativ u kerkua pike se pari qe ndertimi i rruges se Thethit te kete ne filozofine e ndertimit te saj zhvillimin e qendrueshem turistik.