Zgjerimi I sipërfaqes së zonave të mbrojtura në qarkun Shkodër është një sfidë për Administratën e Zonave të Mbrojtura. Drejtori Agim Dardha tha se nuk janë rekrutuar ranger të rinj për të mbuluar të gjitha zyrat e informacionit të zonave të mbrojtura, ndërsa thotë se I gjithë Parku Natyror I Thethit mbulohet vetëm nga një punonjës terreni I cili pret dhe orienton turistët.
Drejtori Dardha apelon pushuesit por edhe institucionet që të krijojnë mundësinë e lëvizjes eko në këto zona gjatë verës.
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër I ka bërë shkresë Ministrisë së Turizmit dhe bashkisë Shkodër për shtim të personelit në zonat e mbrojtura, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.