Një aeroplan pasagjerësh rrëshqiti nga një pistë në Florida duke përfunduar në lumë. Gjatë kohës që Boeing 737 po ulje në pistë ishte një stuhi e madhe.
Asnjë prej 143 pasagjerëve në bord nuk u mori lëndime serioze.
Të paktën 20 pasagjerë u trajtuan me lëndime të lehta.
Aeroplani me qira, i operuar nga Miami Air International, fluturoi nga gjiri i Guantanamos në Kubë në një bazë ushtarake në qytetin e Jacksonville.
Pasagjerët thanë se aeroplani u ul gjatë një stuhie të madhe, duke u rrëzuar në lumin St. Johns River.
“Aeroplani goditi tokën dhe rrëshkiti, ishte e qartë se piloti nuk po e kontrollonte dot,”-tha pasagjerja Cheryl Bormann për CNN TV. “Ishim në ujë, nuk po e kuptonim ishte lumë apo oqean.”
Ndërsa pasagjerja shtoi se po nuhasnin erën e karburantit që po derdhej në lumë.