Një aeroplan rus i transportit ushtarak është rrëzuar gjatë uljes në Khmeimim Airbase në Siri, tha ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Gjashtë anëtarë të ekuipazhit si dhe 26 pasagjerë u vranë në aksident, shtoi ministria.
Sipas informacioneve paraprake, incidenti mund të ishte shkaktuar nga një mosfunksionim teknik, bëri me dije ministria.
“Rreth orës 15:00 (ora e Moskës, ora 12:00), një avion rus i transportit An-26 u rrëzua derisa po vinte për ulje në bazën ajrore Khmeimim”, tha deklarata e lëshuar nga ministria.
“Të gjithë ata që ishin në bord vdiqën [në incident],” shtoi ajo.
Aeroplani goditi tokën rreth 500 metra larg pistës. Avioni nuk hyri nën zjarr përpara incidentit, tha ushtria ruse.