Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujrat e detit Adriatik.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një postim në Facebook shprehet se “Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane.

Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.”

“Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare”, mbyll postimin Xhaçka.

Artikulli paraprakDËSHMI KONTRADIKTORE PËR GRABITJEN NË RINAS, KËRKOHET NDALIMI I 5 PUNONJËSVE TË ICTS DHE BANKAVE
Artikulli tjetërTRE NGA PD DOREZOJNE DOKUMENTET PER TE PRANUAR MANDATIN E DEPUTETIT, NJE PENDOHET