Pas daljes nga SPAK, ku u pyet për dy orë për aferën CEZ-DIA, Ilir Meta tha se nuk ka asnjë akt apo vendim nga ana e tij si ministër i Ekonomisë asokohe, që e implikon.
“Kam dhënë shpjegim në të kaluarën, para opinionit publik. Asnjë akt shkresë dokument, vendim nga ana e Metës si zv.kryeministër dhe ministër i ekonomisë apo në pozita të tjera në interes të askujt. Diktohet pol nga Rama për të shmangur vëmendjen nga skandale, për të spostuar vëmendjen në thashetheme që kanë të bëjnë me 15 vite më parë.
Marrjet në pyetje janë bërë në mode se kemi një qeveri që dëshiron të shmangë vëmendjen nga skandale, që tek inceneratori. Jam këtu, do djem transparent për çdo akt vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën”, u shpreh Meta.