Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestrot e SPAK në zyrën Pustina në funksion të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani. Zyra e avokatisë Pustina kishte ankimuar sekuestrot e dokumentacionit nga SPAK, por kërkesa është rrëzuar.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Bektashi i cili në dëshminë që ka dhënë në SPAK, ka treguar se roli i tij në përpilimin e dokumenteve të kompanisë së ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 19 kulla banimi tek fusha e ish-kompleksit “Partizani” ka qenë thuajse në hije. Sipas tij të gjitha dokumentet i bënte Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Artikulli paraprakRAMA, BASHKËBISEDIM ME ANËTARË TË KOMUNITETIT SHQIPTAR NË LUKSEMBURG
Artikulli tjetërRAMA NGA LUKSEMBURGU: ME BE-NË, SI TË DUASH TË MARTOHESH, NA DONIN POR S’ISHIN GATI TË FLISNIN