LARGOHEN PËRFUNDIMISHT LOJATRËT NGA NIGERIA DHE ZIMBABVE.
Nje lajm I fundit qe vjen nga kampi I Vllaznise eshte se te kater lojtaret afrikane qe u moren ne prove nga ekipi kuqeblu, nuk do te luajne me Vllaznine.

Me sa duket, futbollistet e ardhur nga Nigeria dhe Zimbabve nuk kane qene ne lartesine e duhur per te luajtur me ngjurat e ekipit shkodran.
Keshtu mesfushoret Mishel Kikey dhe Ibe Ifeani Ogbo si dhe sulmuesi Uzbal Abenidyi  te tre nga Nigeria dhe mbrojtesi Fature Shereni nga Zimbabveja, nuk do te veshin asnjehere fanelen e Vllaznise.
Pas ketij vendimi te trajnerit Raineri, te vetmit lojtare qe pritet te provohen per cilesite e tyre profesionale ne fushe, jane tre uruguajanet Sebastian Soza, Giorginho Aguirre dhe Sebastian Rodriguez.

 

 

 

Artikulli paraprakSËRISH ZJARR NË PYJET E PUKËS
Artikulli tjetërKOSOVARËT BRAKTISIN SHTETËSINË