Qendra multifunksionale “Afrodite Academy” ka zhvilluar në sallën e konferencave të hotel “Golden Palace” masterclass-in “Creative Glamour” ku morën pjesë dhjetra vajza dhe gra të apasionuara pas make up-it. Afërdita Ferracaku, president e kësaj qendre tregon se për realizimin e këtij trajnimi u frymëzua nga paraqitja dinjitoze e “Afrodite Academy” në një konkurs në Napoli nga ku vajzat dhe djemtë e qendrës fituan çmime të para dhe të dyta.

Presidenta e “Afrodite Academy” ka një falenderim për vajzat që I besojnë akademisë, po ashtu tregon për çmimet që do të ndahen në fund të masterclass-it.

Shumë shpejt, “Afrodite Academy” do të hapet edhe në Kosovë.

Qendra multifunksionale “Afrodite Academy” ofron shkollën 1 dhe 2 vjeçare, po ashtu edhe kurser 3, 6 dhe 9 mujore për parukeri, berber, make up, microblading, masazheri estetiko – kuruese, menaxhim I spa-ve, estetikë, nail art, extension eyelash.

Artikulli paraprak“STEKA E ARTË 2023” NË LAÇ
Artikulli tjetërNISMA “QYTETI SI PËLHURË”