Afrodite Academy, shkolla profesionale e akredituar nga Ministria e Financave, shkëlqeu në eventin e dielën në Swiss Diamond në Sallën Ulpiana në Prishtinë, duke sjellë një frymë të veçantë në botën e parukierisë dhe berberisë në Kosovë. Pjesëmarrja ekskluzive e Michele Marciano (Mikele Marçano) dhe Enzo de Santis, nga grupi Fiam Italia, solli një prekje të veçantë artistike dhe teknika inovative në stilet mashkullore.

Pjesëmarrësit avancuan në profesion, fituan gradën e Mjeshtër Berber, diplomë profesionale që i hap rrugën drejt karrierës së tyre në Bashkimin Evropian si profesionistë të vërtetë. Afrodite Academy, shkolla Multifunksionale, ka thyer kufijtë e zakonshëm, duke krijuar një unicitet në bashkëpunimin me organizata prestigjioze në mbarë botën. Synimi i Afrodite Academy është të vazhdojë rrugën e suksesit dhe të krijojë një identitet unik në fushën e trajnimit dhe parukierisë. Diploma e Mjeshtrit Berber/Parukier është e njohur në nivel europian, konsiderohet një pasaportë për një karrierë të ndritur.

Duke pasuar rregullat e Artizanatit, ata që kaluan provimin e “Mjeshtër Berber” fituan të drejtën e përdorimit të titullit “Mjeshtër” dhe emërtimit “Bachelor profesionist”. Kjo u jep fuqi për të udhëhequr në profesion dhe për të formuar brezat e ardhshëm me pasion dhe profesionalizëm.

Artikulli paraprakMUNGESA E MADHE E TIFOZËVE SHKODRANË NË STADIUM
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË FOKUSIN E EMISIONIT “STAR SPORT”