Ndërkohë që autoritetet kanë shpallur në kërkim dhe janë në ndjekje të ish kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku fiton tenderin për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ironikja në këtë mes është fakti se është Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara e ministrisë së Brendshme që ka shpallur fitues të tenderit me vlerë mbi 5 milionë lekë Kajmaku shpk.
Tenderi është fituar nga bashkëshortja e Agim Kajmakut më datë 30 dhjetor 2019 dhe ka afat kohor 12 muajsh.

Merita Kajmaku rezulton aksionere e vetme e kompanisë prej mesit të vitit 2019 pas akuzave të Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte marrë përmes kompanisë së tij, rreth 2.6 milionë euro para publike, përmes tenderave.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NUK KA KAPACITETE PËR TË PËRBALLUAR BETEJËN KIBERNETIKE
Artikulli tjetërKËRKOHET “ARREST ME BURG” PËR VËLLAIN E ISH SHEFIT TË QARKULLIMIT TË DIBRËS