Moskë, agjentët e shërbimit sekret arrestojnë 4 luftëtarë të huaj që planifikonin sulme terroriste për Shtetin Islamik

Agjentët e shërbimit sekret Rusë arrestuan në Moskë, 4 persona të dyshuar se po planifikonin sulme terroriste për llogari të Shtetit Islamik. Të arrestuarit janë shtetas të huaj, mes të cilëve nga Taxhikistani dhe Moldavia. Agjentët e FSB-së zbuluan në një banesë që shërbente si baza e tyre, armë dhe eksplozivë. Ata kishin përgatitur edhe një pajisje me lëndë eksplozive, që do të shërbente për të kryer një shpërthim të fuqishëm në Moskë. Të arrestuarit janë luftëtarë të huaj, pjesë e një celule me bazë në Turqi. Gjatë viteve të fundit përllogariten dhjetëra të arrestuar si bashkëpunëtore të Shtetit Islamik në Rusi. Shërbimi sekret Rusë thotë se ka arritur të parandalojë gjatë kohëve të fundit 42 akte terroriste në vend.

Artikulli paraprakSHKON NE 5 NUMRI I SHQIPTAREVE TE VENE NE PRANGA NE FRANCE PER ATENTATIN E NISES
Artikulli tjetër‘TYMOSI HASHASH, PASTAJ MARIJO I PREU FYTIN‘, XHELOZIA E SËMURË QË ÇOI NË VRASJE