“Agnesa e Zotit” shfaqja e cila flet për shkencen, fenë, faktin dhe përkushtimin u ndal në Lezhë. Vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo u vu në skenen e pallatit të kultures dhe erdhi nën interpretimin e tre aktorëve të njohur të teatrit Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka. Agnesa e Zotit” është një shfaqje e cila merr përsipër të përcjellë mesazhe të forta që i përshtaten më shumë të sotmes sesa kohës kur u shkrua vepra thotë aktorja Eni Jani.
Kjo shfaqje mbajti të mbërthyer publikun lezhjan për rreth 90 minuta dhe interpretimi me mjeshtëri i aktoreve i përmbushi në maksimum pritshmeritë e tyre.
Prej muajit tetor Shfaqja “Agnesa e Zotit” po udheton në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u pritur mjaft mirë nga publiku.