Shqipëria po bën përgatitjet e fundit për takimin që do të luhet nesër ndaj Lihtenshtejnit.
De Biasi mesa duket e ka vendosur për formacionin me të cilin do të startojë këtë përballje,ndërsa surpriza në 11-shen titullare pritet të jetë Naser Aliji. Mbrojtësi i Kaiserslautern në Bundesliga 2 do të marrë vendin e Ansi Agollit. Kjo do të thotë se ndaj Lihtenshteinit kapiten do të jetë Mërgim Mavraj. Nuk dihen ende arsyet por trajneri italian mund të ketë menduar këtë zgjedhje për ta lënë pushim dhe për ta pasur më të freskët ndaj Spanjës.