Gjatë muajve të fundit, numri i kamionëve ushtarakë dhe raketave S-300 dhe S-400 është shtuar në aeroportin ushtarak Zyabrovka pranë qytetit Gomel, që ndodhet në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, shkruan shërbimi bjellorus i Radio Svoboda (Radio Liberty) duke iu referuar pamjeve satelitore të siguruara nga kompania amerikane Planet Labs.

Radio Svoboda vëren se një foto e bërë më 16 tetor tregon gjithashtu një tren plot me armë në zonë. Aeroporti “Ziabrovka” është 50 kilometra nga territori ukrainas.

“Në të vërtetë pajisjet ushtarake ruse dhe ushtarët mbërritën në Ziabrovka një javë e gjysmë më parë. Rusët janë vendosur atje që prej pranverës, por numri i tyre është i kufizuar. Aksesi në “Ziabrofka” është ende i mbyllur”, tha një burim i Radio Svoboda, i cili foli në kushte anonime. Javën e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë njoftoi se dërgesat e para të ushtarëve rusë, të cilët janë pjesë e njësisë së përbashkët ushtarake rajonale, kanë mbërritur në Bjellorusi. Më parë, AleKSandër Lukashenko kishte konfirmuar nisjen e një operacioni anti-terrorist në Bjellorusi.

Artikulli paraprakBERISHA ZBULON DATËN: TË GJITHË TEK SHESHI, PROTESTË E MADHE E ALEANCËS PËR MBROJTJEN E TEATRIT
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 20.10.2022