Për herë të parë në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër, u organizua panairi “Agro Fest” ku u promovuan produktet lokale, punimet artizanale të banorëve të zonës po ashtu edhe bizneset që operojnë atje, të cilët kanë shërbyer si një nga promotorët më të mëdhenj vitet e fundit. Për banorët dhe operatorët turistik, Rragami ku u zhvillua festa është një zonë e veçantë ashtu siç i gjithë Guri i Zi mbart vlera historike e kulturore. Ajo që mbetet një shqetësim është përmirësimi i infrastrukturës….
Përveç resurseve të pasuroe natyrore dhe ushqimeve bio, në Gurin e Zi gjen edhe artizanatin e trashëguar brez pas brezi. Gratë e zonës vijojnë traditën e punimeve me tezgjah….
Zëvendës kryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza në nisje të këtij aktiviteti u shpreh se në fokusin e bashkisë është promovimi i mëtejshëm këtyre zonave të pasura turistike….
Guri i zi, njësia administrative e cila është vetëm 10 minita larg Shkodrës mbart vlera të veçanta jo vetëm në produktet bujqesore por edhe për bukuritë natyore dhe historike mes të cilave Rragami me daljen në liqenin e Vau Dejësit por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit. Këtë vit Rragami ka njohur një rritje të fluksit të turistëve. Këto promovime siç ishte “Agro Fest” synojnë që edhe kjo njësi të jetë në hartën e Shkodrës si destinacion kryesore i turizmit vitin e ardhshëm.