Deputeti Agron Çela është munduar të dëgjojë ndonjë zhurmë se ku do jetë për zgjedhjet parlamentare të 2017 por shprehet nuk ka dëgjuar asgjë.
Shpreh bindjen dhe sigurinë e tij do të vijojë që të jetë me LSI dhe një kandidat i kësaj force politike në 2017-ën nëse lidershipi vlerëson punën dhe kontributin e tij. Kështu deputeti Çela shuan zërat se mund të jetë një kandidaturë e PS-së ndërsa shton oreksin duke thënë se LSI ka objektiv më shumë se 2 deputet në Shkodër. Kudo që të shkojë deputeti Çela pas tij do të jetë edhe Paulin Radovani, prefekti i qarkut Shkodër. Këto deklarata deputeti Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani i bënë pas votimit në procesin e zgjedhjeve të LSI-së.