DEPUTETI I LSI: NË 2017 SYNOJMË TË MARRIM 3 DEPUTET NË PARLAMENT. Të frikshme e quan LSI-në, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Agron Çela pas përfundimit të procesit të numërimit për këshillin e ri të Bashkisë Shkodër. Në një intervistë për “Star Plus” deputeti Çela thotë se rezultati për këshillin bashkiak është historik.

Deputeti Çela deklaron që tani sfidën e tij për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës teksa pretendon që nga LSI për qarkun Shkodër të çojë në kuvend 3 deputet. LSI pas përfundimit të numërimit rezultoi si forcë e dytë politike në Bashkinë e re të Shkodrës duke lënë pas Partinë Socialiste, gjë e cila shton oreksin për deputetin Çela por edhe vetë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Artikulli paraprakPD, NËNKRYETARJA BARDELI: PËR NE REZULTATI I SHKËLQYER
Artikulli tjetërTOPALLI, SHPREH TRISHTIM PËR VOTËN KOMBËTARE TË PD