Agron Hasanaj është drejtori i ri rajonal i tatimeve në Shkodër, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sidrit Istrefin.
Emërimi i tij vjen në kuadër të ristrukturimeve që po bën partia socialiste në të gjitha drejtoritë rajonale të qarkut. Hasanaj prej 3 vitesh ka mbajtur detyrën e drejtorit të drejtorisë së kontrollit tatimor, ndërsa vjen nga një përvojë e gjatë në sektorin bankar privat. Ai ka përfunduar studimet e larta në administrim – biznes dhe ka qënë edhe më herët për një periudhë disa mujore në krye të tatimeve të Shkodrës.

Artikulli paraprakFRANCA SHPALL ABORTIN TË DREJTË KUSHTETUESE, LIGJI MIRATOHET ME SHUMICË DËRRMUESE
Artikulli tjetërREUTERS: SHQIPËRIA E KUJDESSHME NDAJ RUSISË, RIHAP BAZËN AJRORE TË EPOKËS SOVJETIKE PËR NATO-N