6 maji, dita e luleve siç njihet nga një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare, u festua në në një formë të veçantë në Bushat te Bashkise Vau Dejes , e cila feston edhe festen e zones .
Panairi “Agro Trade” është bërë tashmë një traditë e përvitshme e prezantimit të prodhimeve të zonës. Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila, si i zoti i shtepise ne kete aktivitet masiv, ka uruar te gjithe banoret per kete feste qe kete vit merr permasa me te medha. Gjate ketij aktiviteti, Kryetari i Bashkise Vau Dejes, deklaroi se po i kushtohet vemendje sektorit te bujqesise. E pranishme në këtë takim, Kryetarja e Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli eshte shprehur se kjo zone, fale punes se pa lodhur, ka arritur qe te njihet ne mbare arenen kombetare e me gjere me produktet e tyre. Në shijimin e vlerësimin e prodhimeve të zonës së Bushatit morën pjesë edhe përfaqësues biznesi nga Mali i Zi e Kosova, duke I dhene nje game me te gjere ketij panairi.