“Ahengu shkodran 2024”, nata e muzikës popullore të Shkodrës solli në muzeun historik “Oso Kuka” të këtij qyteti perlat e këngëve tradicionale. Pjesë e këtij koncerti ishin edhe grupi simbol “Karajfilat që ka Shkodra” në një ndërthurje brezash. Drejtori artistik Bardhyl Hysa shprehet se ajo që kërkohet është rikthimi tek muzika tradicionale popullore e Shkodrës.
Dy prej artistëve të rinj të grupit “Karajfilat që ka Shkodra” tregojnë për pasionin e tyre në muzikën popullore.
Një prej zërave më të mirë tek artistët e rinj, Ea Zoga thotë se përjetoi emocione të mëdha me këngët popullore shkodrane.
“Ahengu shkodran” është një traditë mbi 150 vjeçare e Shkodrës me këngë të njohura në mbarë kombin shqiptar. Tashmë për çdo vit ky koncert në muzeun “Oso Kuka” synon rikthimin e vëmendjes tek muzika popullore e cila është pjesë e identitetit kombëtar.