Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar sot biznesin e vogël për vendosjen e TVSH, teksa këta të fundit kanë njoftuar po sot protestë, duke ulur qepenat.

Në një takim me gazetarët, ministri Ahmetaj deklaroi se qëllimi nuk është të preken bizneset e vogla, por vijon të mbetet biznesi i madh, duke sqaruar se 99% e të ardhurave do të mblidhen pikërisht nga biznesi i madh.

Sipas tij, fokusi është biznesi i madh, ndërsa biznesi i vogël do të japë një kontribut modest, duke shtuar se ndaj tij nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar.

Akuzat e opozitës ministri i ka cilësuar si gënjeshtra, duke iu bërë thirrje biznesmenëve të kuptojnë të vërtetën dhe të mos bien pre e tyre.

“Do tregojmë me gisht gënjeshtarët. Ata që dje gënjyen një grup biznesmenësh kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8-5.

Vendimi është bërë nga Sali Berisha dhe firmosur nga Ridvan Bode, pra nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël. Janë 9900 sipërmarrje të vogla, që do të ftohen në bazë të vetëdeklarimit të deklarojnë TVSH, që ka qenë dhe është pjesë e çmimit final.

Tatim-fitimi ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë zero. Iniciativa e kryeministrit për të bërë taksën e biznesit të vogël zero tashmë është konkrete dhe ka dhënë fryte. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave.

Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 mld lekë TVSH, 99% mblidhet nga biznesi i madh. Pra, fokusi është te biznesi i madh, mblidhet më shumë TVSH nga biznesi i madh, ky është qëllimi, dhe jo për të shkuar te biznesi i vogël, i cili do jetë me kontribut modest.

Janë rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla nën 2 mln lekë. Fokusi ynë nuk është dyqani 20 m apo kafja poshtë shtëpisë, por biznesi i madh, ato biznese që janë më të mëdha seç deklarohen.

Opozita gënjen kur thotë se do të rriten kostot. Në çdo mall 20% i TVSH është, e ka paguar konsumatori çdo ditë. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet. Fakti sot i ka nxjerrë zbuluar, prilli i tregon gënjeshtarë.

Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor të 2018 për biznesin e vogël. Vazhdoni punën tuaj për familjen tuaj, mos i ulni qepenat as 5 minuta për të furnizuar një ego të sëmurë politike që s’ka lidhje me ju. Mos harroni se ju kanë gjobitur

Artikulli paraprakDËRGUAN SHQIPTARË KLANDESTINE NË SHBA, TË ARRESTUARIT MBETEN NË BURG
Artikulli tjetërMOSBINDJA CIVILE, OPOZITA DREJT BOJKOTIT, SOT MOBILIZON BIZNESIN E VOGËL