Kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën e emërimit të Gledis Nano si Drejtor i ri i Policisë së Shtetit.
Nano është propozuar nga Ministri Bledi Çuci dhe kjo kandidaturë është miratuar nga kryeministri Edi Rama. Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat po zhvillohen në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Në muajin Gusht në emër të Qeverisë Amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi. Motivacioni lidhen me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga zoti Nano.