Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka drejtuar gishtin mbi qeverinë e kaluar.
Sipas tij, qeveria e kaluar nuk mbështeti askënd dhe se kërkonte të kthehej në pushtet për ta falimentuar Shqipërinë për herë të tretë. “Kanë tmerr nga taksa progresive, ishte flamuri ynë i betejës. Kush fiton më pak, do paguajë më pak. Po ne nuk jemi si ajo parti që thotë jemi parti e të pasurve, i varros të pasurit. Mësues, policë, mjekë, infermierë, të punësuar në administratë, vetëm me taksën progresive, në katër vite i kemi kthyer 440 milionë dollarë”