Në një bashkëbisedim me gazetarët paraditen e së martës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë një pasqyrim të situatës ekonomike në vend.

Në fjalën e tij, Ahmetaj ka bërë me dije se ky është viti i parë elektoral me sufiçit buxhetor. Ai është shprehur se, qëndrimi i PD për një taksë të sheshtë prej 9 për qind ka në themel rrënimin e qytetarëve. Ndërsa taksa progresive është një përpjekje serioze për të ulur pabarazinë, ka theksuar Ahmetaj. “Kemi lënë mbrapa një krizë të rëndë të ekonomisë. Ishin shkatërruar themelet e shtetit, respektimi i ligjit, pagesa e taksave”, ka vijuar shefi i Financave. Ai ka shtuar se, reforma në drejtësi ka për të qenë një instrument për të çliruar potencialin ekonomik.

Artikulli paraprakFAMILJARËT E VAJZËS QË HUMBI JETËN GJATË OPERACIONIT KËRKOJNË DREJTËSI
Artikulli tjetërTAKIM PËR SKEMËN E RE TË NDIHMËS EKONOMIKE