Kuvendi i Shqipërisë përmes një shkesë zyrtare ka njoftuar se mandati i deputetit Arben Ahmetaj ka përfunduar.

Në këtë shkresë drejtuar KQZ, sqarohet se mandati ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, Ahmetaj nuk ka qenë prezent.

Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh. Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 1 SHTETAS DHE PROCEDOHEN NË GJENDJE TË LIRË 4 TË TJERË
Artikulli tjetërDIMËR I NGROHTË, POR FUNDJAVA DO TË SJELLË SURPRIZA, PORJA: JANARI ‘KTHESË’ PAS DATËS 15, KEMI SINJALE PËR…