Ish ministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish për kontrollet me urdhër të GJKKO në banesat e tij dhe të familjarëve. Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.
“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …”- shkruan ai.