Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se duhet të bëhet më shumë nga të gjitha partitë politike për të frenuar varfërinë në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, ai pranoi se varfëria është një nga “plagët” e shoqërisë shqiptare, duke theksuar se përballja me këtë fenomen duhet të intensifikohet, pasi sipas tij, ajo nuk mbaron me një mandat qeverisës.

Ministri Ahmetaj shtoi faktin se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në monitorimin dhe mbikëqyrjen e politikave fiskale. Ai tha se reformat janë të vështira në Shqipëri, por sipas tij, janë të domosdoshme për të kosnoliduar sistemin financiar.

“Varfëria luftohet me reforma. Ka nevojë për një reflektim edhe për partitë politike, ulja e saj është një qëllim për të gjitha qeveritë dhe partitë. Këtu mund të vërtetojmë se çfarë do të thotë të bësh reforma të thella.

Jam i bindur se qytetarët do të thonë se Shqipëria ka varfëri në Tiranë, Durrës, po ore po, patjetër që ka varfëri. Në çdo 6 mujor ka rritje ekonomike.

Puna e Bankës së Shqipërisë është për t’u vlerësuar, qoftë në aspektin në uljen e kredive të këqija, qoftë në aspektin e inflacionit. Të hyrë vizitorë të huajnë janë 1.4 milionë, ka 26 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar.

Rritja e pagave për mësuesit, ushtarakët, bonusi për bebet, taksa progresive. Rritja e pagave të administratës sërish, të gjitha këto janë konsekuencat e referomave.

Kur bëjmë bilancin, një qeveri si kjo e jona nuk e ka luksin të mburret, por një reflektim duhet ta bëjmë”, tha Ahmetaj.

Artikulli paraprakKOMISIONERI I BE: RIKTHIM VIZASH NËSE EMIGRACIONI RRITET MBI 50%
Artikulli tjetërXHAÇKA KËRKON QË NJË NGA SAMITET E NATO-S NË 2019 TË MBAHET NË TIRANË