Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi një takim në shkollën e mesme të profilizuar “Hamdi Bushati” në Shkodër. E rikonstruktuar plotësisht, kjo shkollë gëzon të gjitha kushtet e mbarëvajtjes mësimore, me shërbimet e plota për nxënësit.
Në këtë vizitë në kuadër të 7 marsit, Ahemtaj u shpreh se arsimi profesional ishte një investim i vyer i qeverisë Rama, ndërkohë është zgjedhje e zgjuar, jo vetëm zgjedhje të jetë universiteti.
Drejtoresha e shkollës, Jesmina Lumani, u shpreh se shkolla “Hamdi Bushati” sot gëzon një infrastrukturë të mirë, e cila u shërben më së miri nxënësve.
Në fund, ministri Ahmeti nderoi me certifikata nderi një numër të madh mësuesish, të cilët kanë shërbyer në shkollat profesionale.
Këto të fundit kanë marrë një vëmendje të madhe përgjatë qeverisjes së të majtës, duke u dhënë mundësinë të rinjve të specializohen në zanate të ndryshme.