“Republikës së Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë.

Sigurisht që kthim pas nuk ka të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijesohemi sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e RM-së. Të pranohet ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit të parlamentit të mbështetet edhe nga to forca që kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi si kryetar të Parlamentit, sepse zgjedhja është bë në rrugë ligjore dhe legjitime”, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit Zёvendёs/ndihmës sekretarin e shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji.

Ahmeti gjithashtu tha se është në komunikim me VMRO-në sepse janë forca politike të një vendi. Ndërkohë i pyetur se nëse Veljanoski thërret vazhdimin e seancës, deputetët e BDI-së do të marrin pjesë apo jo, u shpreh i prerë se Veljanoski nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thirrë seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare, dhe se duhet të pranoj realitetin se tanimë Talat Xhaferi është kryetar i ri i Kuvendit.

Artikulli paraprakMBI TRIDHJETË GRA JAZIDI SHPËTOHEN NGA IS-I
Artikulli tjetërMACRON: BE DUHET TË REFORMOHET