“Nuk është çështja këtu e lëshimit pe, nuk është çështja këtu e kompromiseve, këto janë çështje shumë parimore, shumë të rëndësishme që lidhen drejtpërsëdrejti edhe me përmbylljen e vetë Marrëveshjes së Ohrit

, si një dokument i cili e prodhoi paqen, instaloi paqen në Republikën e Maqedonisë dhe aspak nuk është menduar bile që të bëhen lëshime të tilla”, tha lideri integrist Ahmeti, sipas të cilit të gjithë në shtet duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm që të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës dhe jo në rritjen dhe thellimin e krizës. “Edhe tash e tutje ne do menaxhojmë përsëri me situatën por jo edhe duke bërë kompromise në dëm të MO-së dhe në dëm të shqiptarëve. Ne sot do ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë kushtetuese, se si janë ato të parashikueshme me kushtetutë dhe ne mendojmë që zoti Ivanov duhet të jetë i kujdesshëm, ta rishqyrtoj edhe njëherë pozicionin e tij sepse këtu nuk duhet të bëhet eksperiment me shtetin me paqen…Ne do bëjmë thirrje deri te Zoti Ivanoiv që ai edhe njëherë të rishqyrtoj pozicionin e tij dhe të shoh mundësit reale në zbatim të kushtetutës të RM-së. Në interes të askujt nuk shkon bllokimi i shtetit dhe bllokimi i institucioneve”, deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Artikulli paraprakARRESTOHET MALTEZI, KISHTE MBUSHUR MAKINËN PLOT ME KANABIS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKAPET DROGË ME VLERË 1 MLN EURO, KAPOJA ISHTE SHQIPTAR