Flamurmbajtësja shqiptare duket se ka nisur vitin e ri duke hapur flatrat drejt destinacioneve të reja në 3 qytete kryesore evropiane.

Tashmë Lasgushi, Migjeni dhe Naimi, duke filluar nga 27 mars, do të fluturojnë drejt Athinës, Duseldorfit dhe kryeqytetit britanik, Londrës.

Në bisedën që patëm me Drejtoreshën e Marketingut dhe Shitjevetë Air Albania, Znj. Manjola Shehu rreth pritshmërive që kompania ka për 2022, ajo na komunikoi edhe ofertën e dedikuar për këto destinacione: Të gjitha blerjet e biletave nga data 31 janar – 6 shkurt përfitojnë 20% ulje, duke përdorur promokodin QIEJTERINJ.

Blerjet mund të kryhen në datat e lartpërmendura, por oferta është e vlefshme për fluturimet deri më 29 tetor 2022.

Znj. Shehu u shpreh se Air Albania ka njohur një rritje të fluturimeve të saj muajt e fundit dhe këto destinacione të reja përfaqësojnë edhe njëogur të mirë për normalizimin e mëtejshëm të situatës.

Tashmë, përtej destinacioneve kryesore në Itali, Turqi dhe nëpërmjet Turkish Airlines në të gjithë botën, Air Albania ka shtuar edhe këto 3 destinacione direkte të reja, kaq të rëndësishme për emigrantët shqiptarë.

Duhet theksuar se në 3 vitet e saj të operacioneve, kompania ka arritur të vendosë një standard të ri në industri. Nga rezervimi i vendit falas, ushqimi cilësor, pesha e lejuar falas e valixheve deri në 38 kg, të gjitha këto shërbime ekselence janë mundësuar në çmime ekonomike, duke vërtetuar vazhdimisht se është një krenari kombëtare.

Artikulli paraprakINDEKSI GLOBAL I MUNDËSIVE 2022, SHQIPËRIA MË PAK TËRHEQËSJA NË RAJON PËR INVESTIME
Artikulli tjetërMBI 18 MIJË RASTE AKTIVE ME COVID, SHTOHEN SHTRIMET NË SPITALE