TË DY MOSHAT FITOJNË NDAJ RIVALIT KRYESORË. Akademia e Vllaznisë ka arritur të fitojë denjësisht ndaj rivalëve kryesorë në kampionatet e moshave.
Kështu paratërinjtë 17 vjeçarë kanë fituar 2-0 ndaj Shkëndisë së Tiranës, një prej kundërshtarëve që edhe vitin e kaluar ka konkuruar deri në fund për titullin kampion. Ndeshja e zhvilluar në fushën “Reshit Rusi”, ka qenë e një niveli të kënaqshëm duke arritur kështu tri pikë shumë të rëndësishme. Ndërkohë ndeshja e dytë ka qenë për 19 vjeçarët që edhe ato kanë luajtur ndaj Shkëndisë së Tiranës. Edhe kjo ka qenë një ndeshje shumë e vështirë dhe që është fituar me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra kuqeblutë. Pas ndeshjes trajneri Samuel Nikaj është shprehur optimist për fitoren e arritur. Me këtë fitore, të rinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje duke qenë pretëndentë kryesorë për fitimin e titullit kampion.