Akademia e Arteve në Shkodër pas shkrirjes së saj si shkak i një vendimi të qeverisë tashmë do të kalojë si një departament pranë universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Një gjë të tillë e bën të ditur dekani i arteve pamore Sidi Kanani i cili po ashtu bën të ditur se të hënën dhe të martën janë afatet e fundit në dy degët që janë pikturë dhe grafikë dhe pedagogji e muzikës.
Afatet kanë qenë të mjaftueshme thotë dekani Kanani dhe shpreson që kërkesat të jenë më të mëdha se kuotat përkatëse sepse do linte hapësirë për një rishikim të kuotave.Po ashtu datat e konkurseve për dy degët në departamentin e akademisë së arteve janë të ndryshme me datat që janë vendosur në universitetin e Tiranës.Akademia e Arteve do shkrihet në fund të shtatorit të këtij viti për tu zhvendosur tashmë më e reduktuar dhe me vetëm dy degë si pjesë e fakultetit të shkencave të edukimit në universitetin e Shkodrës.