EKIPI U-19 E U-17 HUMBASIN NDAJ RIVALËVE TË FLAMURTARIT DUKE ZHGËNJYER. Dy ekipet e Akademisë së Vllaznisë kanë dështuar në përballje ndaj rivalëve kryesorë të tyre, Flamurtarit. Të dy ekipet kanë sit ë rinjtë ato dhe paratërinjtë kanë humbur duke zhgënjyer totalisht. Në takimin e parë, ekipi u-17 i drejtuar nga Alban Volumi ka humbur me rezultatin 2-0 duke mos patur forca për të reaguar.

Përballja me Flamurtarin ishte një provë e cila do të tregonte forcën e skuadrë ndaj rivalit direkt për vendet e para. Ekipi vlonjat është në vendin e tretë në kuotën e 46 pikëve pas kësaj fitoreje, ndërsa shkodranët janë vendin e katërt me 44 pikë. Mëgjithatë zona play-off duket e siguruar popr ajo që bie më shumë në sy është se ekipi nuk ka forca për të kaluar kundërshtarët të cilët pretendojnë fitimin e titullit kampion. Dështim ka shënuar dhe ekipi i të rinjëve ku bën ndeshjen e dytë nën drejtimin e Amarildo Belishës. Tashmë të boshatisur dhe nga të rinjtë të cilët kanë kaluar tek ekipi i parë, skuadra duket më e dobët ndaj rivalëve. Flamurtari i gjendur në vendin e katërt fitoi me rezultatin e pastër 3-0 duke ruajtur kështu pozitat e tij në zonën play-off e duke sfiduar ekipin ku mund të luajnë për finalen e madhe. Vllaznia në fakt është në vendin e parë në kuotën e 54 pikëve, po kaq pikë ka dhe Shkëndija e Tiranës. Por vetë humbja ndaj vendit të katërt që do të jetë kundërshtari në zonën play-off tregon se mungon ai brum talentësh që do të rriten në të ardhmen pasi prodhimet nga poshtë duken të vogla. Mëgjtihatë, mbetet për tu parë se si do të shkojnë ndeshjet e tjera për akademinë e Vllaznisë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/1o5nv8-dRjY?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFRROKU THIRRJE PROKURORISË VERIFIKONI FAKTET, AKUZAT POLITIKE
Artikulli tjetërMANDATET E DEPUTETËVE, SHTYHET SËRISH VENDIMI