DREJTUESIT FOKUSOHEN TEK SUKSESET AKADEMIA FUNKSIONON ASHTU SIÇ DUHET. Star Sport ditën e hënë i ka kushtuar një vemendje të gjërë Akademisë së Vllaznisë, problemet e saj dhe në bazë të një vëzhgimi të realizuar nga Star Plus.

Të ftuar kanë qenë drejtuesit më të lartë të kësaj akademie, Qashif Hoxha në rolin e administratorit dhe Alban Hasani, drejtori teknik. Të dy kanë folur më së shumti për sukseset e akademisë, duke mos pranuar që ka mungesë furnizmi me bazë materiale dhe se puna që po bëhet është brënda kushteve dhe strandrateve të kërkuara. Në pjesën e dytë, Star Sport është fokusuar tek suksesi i ekipit të basketbollit të Vllaznisë ku kaloi në finale pas fitoi ndaj Kamza Basket. Të futar në studio kanë qenë basketbollistët Nikolin Arra dhe Antonio Shabani, ku tashmë të dy besojnë se skuadra do të arrijë të fitojë titullin kampion ndaj Tiranës. Star Sport do të vijë të hënën me të tjerë të ftuar dhe tema për diskutim.

Artikulli paraprakZINEDINË ZIDANE E RONALDO RIKTHEHEN ME SPEKTAKËL
Artikulli tjetërTERRITORIALJA, NJËSITË DORËZOJNË MATERIALET NË DRSSH