U-17 SHKËLQEJNË DUKE KALUAR NË FINALE, FITOJNË NDAJ TEUTËS ME REZULTATIN 3-0. Të rinjë e Akademisë së Vllaznisë kanë dështuar totalisht pasi kanë humbur në takimin gjysmëfinal të kategorisë superiore ndaj Partizanit. Ekipi U-19 pasi arriti të renditej në vendin e tretë në kampionat e duke kaluar në play-off u përball ndaj Partizanit një sfidë e përcaktuar nëpërmjet shortit.
Në fakt u mendua një takim i lehtë për të rinjtë, pasi ato kishin mundësi për të afruar lojtarët e transferuar tek ekipi i parë. Pikërisht kështu ka bërë trajneri Alban Hasni, duke grumbulluar pesë lojtarë të ekipit të parë si Sherri, Hakaj, Krymi, Dyca e Çinari. Këto përforcime jo vetëm që nuk dhanë asgjë në fushën e lojës, por siç mësohet nga burime brënda skuadrës sollën një dështim për ekipin e të rinjëve. Portieri ka qenë një hallkat më të dobëta, ndërsa të tjerët nuk arritën të prodhonin lojë e të arrinin të goli. Partizani fitoi me rezultatin 3-1, duke kaluar në finale, e ndërsa të rinjtë duke njohur kështu një dështim të papritur. Madje dhe vetë drejtuesit e akademisë, trajneri por dhe stafi i ekipit të parë kanë mbetur të pakënaqur, pasi me lojtarët e rinj deri tani Vllaznia e Shkodra u krenua për aftësitë e tyre. Siç duket kalimi i shpejtë tek ekipi i parë ka ndikuar për një vetëkënaqësi të lojtarëve të cilët nuk dhanë frytin e duhur, atëherë kur ishte më e nevojshme se kurrë. Të rinjtë e mbyllin këtë sezon me një dështim total, pasi në pak javë humbën vendin e parë duke zbritur deri në të tretin e më pas nuk arritën as finalen. E kundërta ka ndodhur me paratërinjtë të cilët kanë arritur të zhvillojnë një lojë spektakolare ndaj Teutës. Ekipi U-17 ka shkëlqyer në fushën e lojës, pasi arritën një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Teutës, një ekipi që ishte pretendenti kryesorë për fitimin e këtij kampionati. Skuadra e drejtuar nga dysha Volumi-Leka ka arritur të realizojë objektivin duke kaluar në finale e do të luajnë ndaj Flamurtarit. Në bazë të shortit u mendua se Vllaznia do ta kishte shumë të vështirë ndaj Teutës por në fushë ndodhi e kundërta. Kuqeblutë shënuan 3 herë duke pretenduar kështu fitimin e titullit kampion, ashtu siç bënë sezonin e kaluar. Ky ekip vlen për tu përgëzuar për punën e bërë gjatë gjithë sezonit, pasi pati shumë problem në startin e kampionatit, arritën jo pa vështirësi zonën paly-off e tashmë synojnë fitimin e titullit kampion në finale.