Skuadrat e akademisë Vllaznia kanë fituar në javën e 24-të përballë ekipeve respektive.
Kështu Vllaznia U-17 ka fituar 2-1 ndaj ekipit të Olimpikut. Janë miqtë të cilët befasojnë me një gol të shpejtë të shënuar në minutën e 17-të nga Mustafaj duke gjetur të papërgatitur ekipin shkodran. Nuk vonon shumë përgjigja e paratërinjve të Vllaznisë. Është Asllani ai i cili pas 12 minutash sjell barazimin me një gol të shënuar. Ky gol vulos barazpeshën në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta 17 vjeçarët shkodranë hidhen në kërkim të golit dhe e gjejnë në minutën e 17-të teksa autor është Mustafaj. Miqtë janë të pafuqishëm për të barazuar dhe kështu Vllaznia U-17 mund 2-1 Olimpikun.
Pavarësisht kësaj fitoreje Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë po aq sa ka edhe Shkëndija ndërsa kryeson kampionatin Tirana me 56 pikë dhe pas tyre Akademia me 52 pikë në vendin e dytë. Javën e ardhshme 17 vjeçarët luajnë në transfertë me akademinë. Në sfidën tjetër Vllaznia U-19 fitoi 2-1 ndaj Shkëndisë së Tiranës, ndeshje e luajtur në transfertë. Vllaznia gjen golin e parë në minutën e 40 të pjesës së parë me anë të një autogoli të Mustafaj. Shkodranët realizojnë edhe në pjesën e dytë me një gol të Pusit në minutën e 60’. Shkëndija shënon një gol me anë të Saraçit në minutën e 85’ duke ngushtuar diferencën.
Nuk ka më kohë dhe shkodranët dalin të fituar nga kryeqyteti. Me këtë fitore 19 vjeçarët ruajnë vendin e parë me 58 pikë dhe më pas renditen Partizani me 55 pikë dhe Tirana me 54 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë në Shkodër tek 19 vjeçarët e Vllaznisë presin Tiranën.