Për herë të tretë një grup prej 8 personash kanë mbërritur nga Italia për të vëzhguar lojtarët e klubit Shkodra të drejtuar nga Taip dhe Rudi Piraniqi. Tashmë janë prezent trajner, zv/trajner, përgatitës atletik,
menaxherë dhe specialist të tjerë për të vëzhguar lojtarët e akademisë Shkodra. Drejtuesi i klubit Shkodra Taip Piraniqi shprehet se bashkëpunimi po përforcohet me italinët
Një prej përfaqësuesve Italian Michele Sorgente shprehet se janë pikasur disa element cilësor në akademinë Shkodra por qëllimi i tyre shkon edhe më larg se kaq
Akademia Shkodra zhvilloi disa ndeshje miqësore me 17 vjeçarët dhe 19 vjeçarët me ekipin e Burrelit më shumë për të krijuar një ide tek menaxherët italian.