VLLAZNIA GATI, DISA EKIPE NUK KANË PAGUAR KUOTAT FINANCIARE. Është shtyrë starti i kampionatit për  moshat e Akademisë. Shkak është bërë mos pagimi i kuotave financiare nga ana e disa ekipeve si Tirana, Partizani e Lushnja.

Kjo ka bërë që dy ekipet e Vllaznisë, ato të moshave U-19 e U-17 ndonse kanë qenë plotësisht të gatshme, të vijojnë sërsish stërvitjen.

Vllaznia sic theksojnë dhe drejtuesit e skuadrës ka qenë plotësisht e gatshme për të vijuar kampionatin. Madje përpara këtyre dy takimeve që do të zhvilloheshin ndaj Teutës në fushën sportive, Reshit Rusi, ishte përgatitur dhe një hapje serioze e kategorisë superiore për moshat.

Në fakt për akademinë e Vllaznisë ky është një lajm i mirë. Kjo për arsyen se të dy trajnerët qoftë Samuel Nikaj i U-19 apo Alban Volumi  i U-17 kanë  kërkuar dhe pak ditë në dispozicion që ekipi të ishte plotësisht i gatshëm për  të vijuar kampionatin. Ndaj kjo ndërprerje vjen dhe si një mundësi më shumë për skuadrat që të vijojnë ashtu sic duhet stërvijten.

Sezonin e kaluar dy ekipet e akademisë së Vllaznisë janë shpallur kampion dhe do të vijojë të jenë sërish pretendentë edhe këtë sezon futbollistik.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/BuDXroHNZW4?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakASFALTOHEN TRE RRUGË DYTËSORE NË SHKODËR
Artikulli tjetërEURO 2016′ SHQIPËRIA NIS MISIONIN