Vllaznia U-17 në futboll ka arritur të marrë një tjetër fitore në kampionat.

Në ndeshjen e dytë të fazës së tretë, shkodranët kanë luajtur në Kukës ndaj skuadrës vendase duke arritur të triumfojë me rezultatin 2-0. Ka qenë një takim i konsideruar i vështirë megjithatë është zgjidhur në mënyrën e duhur gjatë pjesës së dytë. Pjesa e parë në fakt, pavarësisht rasteve të krijuara, është mbyllur në barazim pa gola. Kjo u duk se do t’i jepte zemër vendasve për të ndalur shkodranët por nuk ia kanë dalë dot.

Në minutën e 50-të është mesfushori Uheid Hoxha që zhbllokon rezultatin duke kaluar në avantazh Vllazninë. Pas këtij momenti, loja është kontrolluar në të gjitha drejtimet nga futbollistët e udhëhequr nga trajneri Alban Neziri dhe për të mbyllur këtë sfidë ka menduar mesfushori tjetër, Eridon Qardaku që në minutën e 72-të duke shënuar golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi.

Me këtë trepikësh, Vllaznia U-17 është ngjitur në kuotën e 41 pikëve duke qenë kështu në vendin e tretë, 2 pikë pas Akademisë së futbollit dhe 3 pikë pas Tiranës së vendit të parë ekip ky që ka një ndeshje më pak. Këto tre ekipe do të luftojnë fort deri në fund të kësaj faze për të siguruar dy vendet e para që të çojnë në play- off.

Shkodranët padiskutim që këtë objektiv kanë sepse mundësitë ekzistojnë. Elementi i duhur është në skuadër bashkë me mbështetjen e drejtuesve të klubit është ndaj 17 vjeçarët kuqeblu duhet të jenë në mes katër ekipeve që do të diskutojnë fitimin e titullit kampion të këtij sezoni.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA ENDE SHPRESA PËR PLAY OFF
Artikulli tjetërKANABISI, NDËSHKOHEN POLICËT