U-17 NUK DI TË NDALET, FITON  MINIMALISHT NDAJ LUSHNJËS.Akamdemia e Vllaznisë nuk ka arritur të mbajë ritmin e fitoreve me të dy ekipet. Për herë të parë që nga fillimi i sezonit, ekipi U-19 i drejtuar nga Samuel Nikaj ka pësuar humbjen e parë e duke u shkëputur kështu me 4 pikë nga kryesuesit e kampionatit, Shkëndija e Tiranës.

Të rinjtë kuqelbu janë mundur nga ekipi i Vlorës me rezultatin 2-1. Ndërkohë ndryshe ka ndodhur me paratërinjtë e drejtuar nga Alban Volumi. 17 vjecaret kane arritur nje tjeter fitore. Ndonse me një rezultat minimal 1-0, kuqeblutë kanë fituar ndaj Lushnjës tre pikë shumë të rëndësishme. Pas ndeshjes, trajneri Volumi është shfaqur i kënaqur me lojën e ekipit të tij. Me fitoren e arritur, paratërinjtë kanë shkuar në kuotën e 31 pikëve në vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, duke qëndruar vetëm 3 pikë më pas se vendi i dytë dhe evtëm 6 pikë më pas se vendi i parë. Gjithsesi me vendosjen e skemës së re  ku katër ekipet e para kalojnë në play off, kuqeblutë tashmë synojnë të jenë pretëndentë për titullin kampion. 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/aEO1G_jWUf8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFUNDVITI, TRAFIKU BLLOKON QARKULLIMIN
Artikulli tjetërPËRCAKTOHEN DATAT E KAMPIONATIT BOTËROR