Trajnerët e Akademisë Vllaznia sipas burimeve kanë mbetur pa paga për shkak se i gjithë buxheti i klubit kuqeblu është përdorur për shpenzimet e mëdha në ekipin e parë. Kështu, pavarësisht ecurisë së mirë që kanë realizuar në këtë sezon tek Akademia e Vllaznisë, ku U-17 fitoi kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, por edhe ekipi U-21 u shpall kampion, duket se kjo gjë nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e KF Vllaznia në mënyrë që të stimulohen sado pak. Këto skuadra që siguruan trofe nuk kanë marrë shpërblimet e premtuara prej Presidencës.

Për të mos mjaftuar një gjë e tillë, prej katër muajsh nuk kanë marrë as pagat që është edhe më e rëndësishme. Një situatë e tillë në fakt nuk është aspak e pëlqyeshme për askënd, edhe pse Akademia konsiderohet prej vitesh si një nga pikat më të forta të klubit të futbollit “Vllaznia”. Kjo ngaqë Shkodra gjithmonë është shquar për nxjerrjen e elementëve cilësorë, të cilët kanë mbushur ekipin e parë të Vllaznisë, por edhe ekipet Kombëtare shumë vite rradhazi.

Me shumë gjasa, trajnerët do të jenë të detyruar të qëndrojnë në pritje edhe për pak kohë për të mbushur xhepat me pagat e prapambetura. Megjithatë, fakt është se një problematikë e tillë është përsëritur edhe vitet e kaluara në Shkodër.

Artikulli paraprakFORMACIONI I VLLAZNISË NDAJ LINFIELD
Artikulli tjetërHIPOTEKA E SHKODRËS NUK ZBATON LIGJET